Telegrafi

Islami: E shoh fillimin e krijimit të një qeverie të re, me LDK-në

Analisti politik, Dardan Islami, ka thënë se më kërkesën e tij drejtuar vendeve të QUINT-it, Kryeministri Ramush Haradinaj vetëm është duke qartësuar pozicionin e tij dhe të Kosovës.

“Letra e Haradinajt është me kërkesa shumë konkrete. E çmoj çdo vendim dhe guxim të tij. Ideatori i taksës ka qenë Haradinaj, nuk ka qenë Veseli dhe as që ka thënë se është”, ka theksuar Islami, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka theksuar se taksa ndaj produkteve serbe e ka arritur qëllimin për të cilin është vënë.

Sipas tij, situata e krijuar brenda koalicionit qeverisës nuk ka shkuar në skaje.

“Nuk po shoh ‘luftë’, janë të tejkaluara. Por, megjithatë thekson se sheh hapjen e rrugës për krijimin e një qeverie të re.  E shoh fillimin e krijimit të një qeverie të re, përfshirë me LDK-në”, tha ai.

“Veseli dhe Haradinaj nuk janë duke hequr urat, nuk do të thotë se nuk do të bashkëpunojnë. Ka ardhur momenti për t’u pozicionuar. Haradinaj ka folë me reciprocitet dhe është dashur të zgjidhet shumë herët”.

“Haradinaj nuk është se është çuar sot, këto qëndrime i ka pasur gjithmonë. Ai për kohën dhe energjinë që ua dha projekteve është konsumuar, duhet të ngritet”, tha Islami.