Telegrafi

Islam Selmani, kampion i Evropës për junior në karate

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Islam Selmani është shpallur kampion i Evropës për junior në karate.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, KOK bëri të ditur se karateisti ynë shënoi pesë fitore në kategorinë deri në 55 kilogramë.

Natyrisht se kjo është hera e parë që vendi ynë fiton medalje të artë në një evropian të karatesë.

Më poshtë keni postimin e plotë të Komitetit Olimpik:

Bravo Islam Selmani, kampion i Evropës?? për junior????

Karateisti ynë shënoi pesë fitore për junior, kategoria -55 kg, në Kampionatin Evropian për kadet, junior dhe U-21 që po mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë.

Është kjo hera e parë që Kosova fiton të artën në një Evropian të karatesë. /Telegrafi/