Islam Makhachev e ka mbrojtur me sukses rripin e peshave të lehta pasi e mposhti brazilianin Renato Moicanon që në raundin e parë.
Luftëtari rus i arteve marciale të përziera (MMA) pati nevojë për jo më shumë se katër minuta e pesë sekonda, për të marrë fitoren e 15-të radhazi në Kalifornia.
Makhachev, i cili ka një rekord prej 27 fitoresh dhe një humbje, me stilin e tij të zakonshëm e mposhti me lehtëi kundërshtarin Brazilian.
Ai ka fituar më së shumti tituj në këtë divizion me pesë të tillë dhe tashmë ka arritur atë që asnjë luftëtar se ka bërë më parë – e ka mbrojtur me sukes katër herë rripin e tij.
🚨 IT’S OVER IN ROUND ONE ! Islam Makhachev is still the king of the lightweight division ! He ate that first hit, locked in, and put Renato Moicano in a D’arce choke. 👑 #UFC311 pic.twitter.com/93pvZLtWvl
— seiya_updates (@AliN47ion) January 19, 2025
“Më pëlqen ky rrip. Nëse dikush e do këtë rrip, ejani në kafaz”, tha Makhachev pas përfundimit të duelit.
Kujtojmë se Makhachev në fakt ka qenë e paraparë që të ndeshet me Arman Tsarukyan, por ky i fundit u detyrua të tërhiqej të premten për shkak të dhimbjes së madhe në shpinë.
Moicano i cili vjen nga Brazili, erdhi në këtë duel me nëntë fitore në 10 luftat e tij të fundit, por që në fund doli të mos ishte një kundërshtar i denjë për Makhachev./Telegrafi/
“If somebody wants this belt, come to the cage.”
Islam Makhachev after his 15th straight victory 😤 #UFC311 pic.twitter.com/9agJwMZt9d
— ESPN (@espn) January 19, 2025