Site icon Telegrafi

Islam Abazi propozohet për anëtar të bordit drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publik

Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme propozoi Islam Abazin dhe Fidanka Rajevska për anëtarë të prokurorëve publikë në Bordin Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë.

Abazi më 7 nëntor ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet për kryetar të prokurorisë së krimit dhe Këshilli i Prokurorisë Publike duhet të mbajë mbledhje të hënën për emërimin e tij, ndërsa Rajevska është anëtare e Këshillit të PB-së. Për zëvendës të tyre janë propozuar Burim Rustemi dhe Riste Bojaxhiski.

Këshilli i ka propozuar Jovan Cvetanovskin dhe Gazmend Mehmetin për anëtarë dhe Peco Vezirovskin dhe Faton Azizin për zëvendës të tyre të Komisionit për provim përfundimtar në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë nga radhët e prokurorëve publikë.

Exit mobile version