Site icon Telegrafi

ISIS vret ushtarakun amerikan

Shtetet e Bashkuara kanë pësuar një tjetër humbje në luftën e tyre kundër Shtetit Islamik, teksa zyrtarë të Pentagonit kanë njoftuar se një ushtarak amerikan ka humbur jetën të martën në Irakun verior, në atë që rezulton si ofensiva më madhore e xhihadistëve përballë forcave kurde në muajt e fundit.

Ushtaraku i vdekur rezulton amerikani i tretë i vrarë në luftime të drejtpërdrejta, që kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nisi fushatën e sulmeve ajrore në vitin 2014, për të “degraduar dhe shkatërruar” grupin xhihadist, teksa shihet edhe si një provë e thellimit të përfshirjes së tyre në konfliktin e Lindjes së Mesme.

“Ka qenë një humbje në luftim e sipër dhe sigurisht një humbje tepër e trishtueshme”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, për reporterët e interesuar gjatë udhëtimit të tij në Gjermani.

Një tjetër zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se, ushtaraku i vrarë ishte pjesë e ekipit “Navy SEAL”, që konsiderohet si një prej forcave speciale operacionale të SHBA’ve më të afta për të ndërmarrë misione të rrezikshmërisë kaq të lartë./TCH

Exit mobile version