Site icon Telegrafi

ISIS vret “spiunin” duke i vënë qafore me eksploziv në qafë (Video, +18)

Videoja e fundit shokuese e publikuar nga ISIS, shfaq momentin kur një burrë ekzekutohet në mënyrën më brutale, duke i lidhur në qafë një qafore të mbushur me eksploziv.

Sipas autorëve të videos, burri që është kapur nga ISIS pretendohet të jetë një spiun i Irakut, që gjunjëzohet në tokë për t’i lidhur një qafore të mbushur me eksploziv, transmeton Telegrafi.

Më pas, eksplozivi është shpërthyer nga distanca me teledirigjim, ndërsa skena e viktimës së vrarë është censuruar për shkak të pamjeve të tmerrshme.

Grupi terrorist ISIS shpesh poston video të ekzekutimeve, në një përpjekje për të ndjellë frikë në zemrat e armiqve të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version