“Mos të jetë e vërtetë ju lutem. Folëm vetëm pak ditë më parë…të shkruaj a je mirë, nuk marr përgjigje. A je mirë? Të lutëm përgjigju,” këto janë fjalët e ndjera të aktores dhe modeles së njohur turke, Gamze Ozçelik, për shokun e saj, ushtar turk, i cili u vra në një sulm të ISIS në Siri.
Ushtria turke njoftoi dy ditë më parë se pesë ushtarë turq, mes tyre edhe Selim Topal, ishin vrarë në një sulm me bombë të ISIS në El Bab të Sirisë, ku ushtria turke po lufton me organizatën terroriste për të marrë nën kontroll zonat pranë kufirit të saj, transmeton TV Klan.
“Gjithmonë mendoja çdo bëja sikur të bije dëshmor. O njeri me fytyrë dhe zemër të bukur. Gjithmonë më thoshe ‘Jemi atje për t’iu bërë shpresë (sirianëve)’.”
Më tej, aktorja në mesazhin e saj thotë se në dy ditë ka humbur dy miq. “Pse ndodh kështu…Përse nuk munda as t’ju përcjell, sikur dikush të më shpjegonte përse po ikni tani që unë jam larg. Zot jepi durim familjes…Zot.. Ah…,” shkruan ne Instagram aktorja që ndodhet në Frankfurt të Gjermanisë. Ozçelik njihet për publikun shqiptar si Xhanan e serialit me të njëjtin emër.