Site icon Telegrafi

ISIS vret 12 anëtarë të një familjeje në Irak

Organizata terroriste ISIS ka vrarë 12 anëtarë të një familjeje në rajonin Salahaddin të Irakut, raporton Anadolu Agency.

Zyrtari i ushtrisë irakiane, Numan el-Xhuburi, në një deklaratë për AA është shprehur se militantët e ISIS-it kanë kryer bastisje dhe kanë hapur zjarr ndaj anëtarëve të një familjeje në fshatin el-Ferhatiye në qytetin Tikrit, në rajonin Salahaddin.

Xhuburi tha se në sulm kanë humbur jetën 12 anëtarë të familjes duke përfshirë gra dhe fëmijë, dhe se militantët kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë bëhet e ditur se sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush.

Kryeministri irakian, Haydar el-Ibadi, në dhjetor 2017 kishte njoftuar se kishte përfunduar prania ushtarake e ISIS-it në vend.

Exit mobile version