Site icon Telegrafi

ISIS varros për së gjalli 45 luftëtarët e vet të cilët kishin dezertuar

Shteti Islamik ka dënuar në mënyrën më brutale ushtarët e vet të cilët kishin ikur nga fushëbeteja në Irak, duke i varrosur për së gjalli.

Xhihadistët kishin refuzuar të kthehen në vijën e parë të frontit në Irak, për të luftuar kundër forcave qeveritare në provincën Ninveneh, vend ky të cilin ISIS e kishte mbajtur nën kontroll deri në vitin 2014, transmeton Telegrafi.

Numri i xhihadistëve që është varrosur për së gjalli nuk është zbuluar, por agjencia e lajmeve “Ahlul Bayt” pretendon se ishin të paktën 35 persona, derisa “Iraqi neps”, shkruan se janë ekzekutuar 45 anëtarë të Shtetit Islamik.

Ekzekutimet brutale të dezertorëve kanë ndodhur në Kajarah, që ndodhet rreth 60 kilometra nga Mosuli.

ISIS i ka shpallur luftëtarët e vet tradhtarë, për shkak se ishin larguar nga fushëbeteja në fshatin Bashir, jo shumë larg nga qyteti i pasur me naftë të Kirkukut.

 

Exit mobile version