Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar katër futbollist të famshëm sirianë, pasi janë akuzuar për spiunazh dhe se kanë ndihmuar kurdët.
Viktimat kanë qenë futbollist të klubit Al-Shabab, kurse janë vrarë me prerje të kokës para një turme njerëzish në qytetin Raqqa, ku në mesin e turmës kishte edhe fëmijë, transmeton Telegrafi.
Imazhet e vrasjeve brutale ku shihen fëmijët duke shikuar trupat e viktimave, janë postuar në profilin “Raqqa is Being Slaughtered Silently” në Tëitter.
Në këtë profil janë publikuar edhe emrat e viktimave të cilët janë: Osama Abu Kuvajt, Ihsan al Suvajk, Nehad al Hussein dhe Ahmed Ahavk. /Telegrafi/