Site icon Telegrafi

ISIS sulmon Damaskun

Luftëtarët e Shtetit Islamik dje gjatë natës kanë sulmuar zonat e kontrolluara nga qeveria, pranë Damaskut.

Grupi xhihadist tha në një deklaratë se kishte sulmuar termocentralin Tishrin, 50 km në verilindje të kryeqytetit. Një burim ushtarak sirian pranoi se grupi kishte organizuar sulme, por tha se të gjithë ata që morën pjesë ishin vrarë, raporton Reuters, transmeton KosovaPress.

Forcat e bashkuara siriane të mbështetura nga sulmet ajrore ruse kanë detyruar militantët e Shtetit Islamik të largohen nga qyteti al-Qaryatain dhe Palmyra.

Burimi nga ushtria siriane ka thënë se sulmet e natës jashtë Damaskut duket të jetë reagim i grupit xhihadist për dështimet e tyre në Palmira.

Exit mobile version