Telegrafi

ISIS shpall gjendje të jashtëzakonshme në Raqqa

Zyrtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara janë duke i monitoruar raportet se ISIS ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Raqqa.

“The Independent” shkruan se rrejtët sociale dhe raportet në media sugjerojnë se ISIS mund të jetë rrethuar në kryeqytetin e vet deklaruar të Sirisë dhe se janë duke u vëzhguar nga afër nga koalicioni i udhëhequr nga ShBA kundër ISIS-it, transmeton Express.

Coloneli Steve Warren, i cili është zëvendës i koalicionit, tha thënë se “E kemi parë këtë shpallje të gjendjes emergjente në Raqqa, çfarëdo që do të thotë ajo”.

“E dimë se armiku (ISIS) ndjehet i kërcënuar, siç edhe duhet të ndjehet”, tha ai.

TEMAT: