Site icon Telegrafi

ISIS rekruton fëmijët 9 vjeçar për të mbrojtur Mosulin

Derisa forcat irakiane po luftojnë për të rimarrë kontrollin e plot në Mosul, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se Shteti Islam është duke i detyruar të luftojnë djemtë nga 9 vjeç e më të rritur.

OKB-ja ka marrë njoftime se ISIS më 17 tetor ka urdhëruar fshatarët në Hamam el-Alil, 30 km nga Mosuli, për t’i dorëzuar të gjithë djemtë nga 9 vjeçar, ka njoftuar zëdhënësja e OKB-së për refugjatët, Ravina Shamdasani, transmeton KosovaPress.

Siç është raportuar nga CNN, Shamdasani argumenton se djemtë janë rekrutuar për të luftuar bashkë me terroristët, të cilët janë duke u përpjekur për ta mbajtur fortesën e tyre më të madhe në Irak.

Forcat irakiane në ditët e fundit kanë hyrë në qytet për herë të parë pas dy viteve, konfirmoi gjenerali irakian, Maan al-Saadi.

Por, ISIS përveç taktikës me gjuajtje me snajperë, vazhdon të kryejë ekzekutimet masive. Të hënën vranë 50 militantë të saj, të cilët ishin përpjekur ta braktisin betejën e terroristëve.

Dyshohet se terroristët kanë çuar dhjetëra mijëra civilëve në afërsi të qytetit, që të shërbejnë si mburoja njerëzore.

Exit mobile version