ISIS ka publikuar një video të re të propagandës që tregon se si ata nisin një sulm terrorist të tmerrshëm në Uashington DC.
Videoja, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, përshkruan sulme të shumta terroriste në një urë, rrugë të qytetit – dhe Shtëpinë e Bardhë.
Siç thuhet më tej, videoja me një njeri që këndon ‘Oh vëllezërit e mi, Xhihadi është e vetmja mënyrë për të rikthyer nderin e ditës sonë të lavdishme’.
Videoja e punuar me mjeshtëri pastaj tregon se ushtarët e ISIS-it që përdorin një kamion të ngarkuar me eksploziv për të hedhur në erë “London’s Chelsea Bridge”.
Aty, ndër tjerash përshkruhen skena nga pjesa e parë e filmit, “Olympus Has Fallen”, që përshkruan një sulm nga Koreja e Veriut në kryeqytetin e SHBA-ve. /Telegrafi/