Organizata terroriste “Shteti Islamik” ka publikuar një video rrëqethëse, ku shfaq militantët e saj të cilët pas një prite vranë katër ushtarë amerikanë në Nigeri.
Videoja 9 minuta e 15 sekonda, është filmuar nga disa kamera të vendosura në helmetat e ushtarëve amerikanë që humbën jetën më 4 tetor në Tongo Tongo të Nigerisë, pas një prite që u bënë 50 militantë të ISIS-it, transmeton Telegrafi.
Videoja tregon momentet e fundit e katër ushtarëve të vrarë, ndërkaq Daily Mail nuk e ka publikuar videon e plotë për shkak të pamjeve të rënda.
Ky sulm ka ngritur pyetjen për rolin e ushtrisë amerikane në Nigeri, ku afro 800 ushtarë amerikanë janë të stacionuar për të trajnuar forcat lokale.
Videoja gjithashtu ka krijuar tensione mes presidentit amerikan Donald Trump dhe një kongresisti Demokrat nga Florida.
Prita ishte organizuar nga militantët e ISIS-it, për 12 ushtarët e forcave speciale amerikane dhe rreth 30 trupave nigeriane që po ktheheshin nga një fshat afër kufirit me Mali, të cilët ishin vënë në kërkim që një zyrtari të lartë të “Shtetit Islamik”.
Ushtarët amerikanë të vrarë në luftimet e ashpra me militantët e ISIS-it janë Bryan Black, 35, Jeremiah Johnson, 39, David Johnson, 25 dhe Dustin Ëright, 29. /Telegrafi/