Shteti Islamik ka publikuar fotografitë e sulmuesit në Gjermani, i cili mbrëmë sulmoi pasagjerët në një tren duke lënduar mbi 20 persona.
Muhammad Riyad ka emigruar në Gjermani para dy vjetësh si i mitur dhe pa asnjë familjar. Në mars ka bërë kërkesë për azil, ndërkaq ka jetuar në një shtëpi për adoleshent deri para dy javësh kur është vendosur në një familje ushqyese.
Zëdhënësi i Policisë gjermane ka deklaruar se sulmuesi gjatë sulmit ka thirrur “Allah Ekber” (Zoti është më i madhi) dhe tek ai është gjetur fotografia e ISIS-it.