Site icon Telegrafi

ISIS pranë dorëzimit, imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur në zonat që dikur kontrolloheshin nga militantët e organizatës terroriste (Foto/Video)

Organizatës terroriste “Shteti Islamik” po i vjen fundi, pasi kanë mbetur vetëm edhe një zonë shumë e vogël në verilindje të Sirisë që kontrollohet nga militantët e saj, që sipas ekspertëve të sigurisë vlerësohet të jenë afro 500 persona.

Ata janë të vendosur në një kamp të improvizuar në periferi të qytetit Baghouz në afërsi të vijës kufitare me Irakun, kanë njoftuar forcat demokratike siriane (SDF) të cilat ndihmohen nga forcat e koalicionit në krye me SHBA-të, transmeton Telegrafi.

Gazetarët e SkyNews kanë arritur të filmojnë atë që ka mbetur nga Baghouz. E gjithë kjo zonë është shndërruar në gërmadha dhe kamionë e vetura të shkatërruara, kurse shtëpitë janë bërë rrafsh me tokë.

Ish-luftëtarët e ISIS-it që dikur mburreshin për “trimërinë” e tyre, tani po fshihen dhe po bëjnë të pamundurën që të mos kapen nga forcat e SDF-së.

Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, SDF-ja ka arritur të evakuoj mijëra civilë, kurse meshkujt e aftë për luftë janë kontrolluar në mënyrë të detajuar nga frika se militantët e ISIS-it mund të jenë maskuar si civilë.

Megjithatë edhe pse një numër i madh i militantëve të ISIS-it janë dorëzuar, ende ekziston një grup por që sipas ekspertëve të sigurisë disa ditës është duke u zvogëluar edhe më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version