Site icon Telegrafi

ISIS po planifikon sulme terroriste në Gjermani

Terroristët e ISIS-it janë duke planifikuar sulme terroriste kundër Gjermanisë, sipas kreut të Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtje dhe Kushtetutë.

“ISIS dëshiron të kryejë sulme terroriste kundër Gjermanisë dhe interesave të saj”, citihet të ketë thënë kreu gjerman për mbrojtje.

Zyrtari gjerman shtoi që nuk kishte informacione të sakta në lidhje me kohën e planeve specifike të grupit terrorist, duke theksuar që situata e sigurisë në vend është shumë serioze.

Një ditë më parë, media gjermane raportoi që Berlini ka lëshuar urdhër-arreste për 76 ekstremistë të gatshëm për të kryer krime.

Exit mobile version