Shërbimet e inteligjencës në kontinentin evropian janë të shqetësuar se terroristët mund të përdorin kimikate dhe bomba toksike kundër qytetarëve.
Ata kanë frikë se xhihadistët mund të përpiqen të lëshojnë kimikate në zona të populluara si në metro, në trena ose në aeroplanë, raporton gazeta gjermane “Welt”.
Berlini ka kryer tashmë një stërvitje anti-terroriste duke u fokusuar në një sulm me armë biologjike, stërvitja e tretë e këtij lloji për këtë vit.
Andreas Geisel, menaxheri i brendshëm i Berlinit, tha se nuk ka “kërcënim konkret”, por policia dhe autoritetet e sigurisë duhet “të jenë një hap para ekstremistëve qe të jenë të përgatitur”, transmeton Syri.net.
Në korrik, një celulë terroriste në Australi u pengua në momentin e fundit para se të hidhte në erë një avion pasagjerësh për të kryer një sulm kimik në Sidnei.
‘Welt’ raporton se të dyshuarit testuan sulm me sulfur hidrogjeni, një lëndë shumë helmuese, në përgatitje për një ngjarje terroriste.