ISIS po përdor pamjet e filmave “Lord of the Rings” në një nga videot e saj të fundit propaganduese.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të redaktuara, së bashku me pamjet e pështira të trupave të vdekur, të njerëzve të qëlluar në kokë dhe të njerëzve me koka të prera.
Siç supozohet, pamjet e tilla janë postuar nga terroristët e ISIS-it në qytetin e Kirkukut në Irak.
Caleb Weiss, një analist me burim lajmesh për terrorizëm “The Long War Journal”, shkroi një mesazh: “Një shembull tjetër i xhihadistëve që përdorin pamjet nga Lord of the Rings” në propagandën e tyre”.
“Këtë herë nga vilajeti Kirkuk i Shtetit Islamik”.
Vitin e kaluar Partia Islamike Turkistan, një grup ekstremist islamik i themeluar nga xhihadistët ujgur në Kinën Perëndimore, përdori pamjet nga e njëjta skenë në një film propagandistik rreth Afganistanit. /Telegrafi/