Ekstremistët e ISIS-it kërcënojnë ‘ujqit e vetmuar’ që të vazhdojnë sulmet në perëndim pas vrasjes së kryesuesit të propagandës në një sulm ajror.
Strategu i grupit terrorist Abu Mohamed al-Adnani, për kokën e të cilit kishte një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh, ishte në shënjestër nga sulmi me bombë në Aleppo të Sirisë, në fillim të kësaj jave, shkruan Daily Mail.
Por që nga vdekja e tij të martën, që është parë si kryesues i ISIS-it, ka pasur thirrje për sulme hakmarrëse që të zhvillohen nga xhihadistët e ashtuquajtur ‘ujqit e vetmuar’, transmeton KosovaPress.
Sipas sajtit të respektuar të grupit të inteligjencës, i cili monitoron aktivitetet e xhihadistëve, kërcënimet ishin bërë pro llogarive të ISIS-it, të enkriptuara nga shërbimi i mesazheve të Telegramit, me një paralajmërim: “ Ne do t’ju shkatërrojmë plotësisht”.