“Komunikatë për Sulmin e Bekuar Kundër Belgjikës Kryqëtare” është titulli i komunikatës së Shtetit Islam, përkthyer në shqip në faqen e ndjekësve dhe pjesëtarëve të kësaj organizate terroriste, raporton Interaktiv në KTV.
Data e shënuar aty është me kalendarin mysliman. Teksti i komunikatës lavdëron sulmin që mori jetën e mbi 30 civilëve.
“Me mirësinë e Allahut, një Brigadë e Sigurisë e Ushtarëve të Halifetit, Allahu i Nderoftë dhe iu dhashtë fitoren, dolën dhe targetuan Belgjikën kryqtare, e cila nuk pushoi së luftuari Islamin dhe myslimanët”, thuhet në fillim të komunikatës, e cila më pas shpjegon çfarë bënë pjesëtarët e organizatës.
“Ata sulmuan Aeroportin e Brukselit dhe një stacion metroje, duke vrarë disa nga kryqtarët para se të detononin rripat e tyre me eksplozivë në mesin e jobesimtarëve. Sulmi rezultoi me mbytjen e më shumë se 40 dhe plagosjen e më shumë se 210 shtetasve të Kombeve të kryqtarëve dhe i gjithë falënderimi i takon Allahut”, thotë materiali propagandues.
Në fund, jepet një kërcënim i ri për të gjitha shtetet që quhen “aleate të luftës kundër Shtetit Islam” se do t’i presin ditë të zeza dhe se ajo që do t’ju mbërrijë është shkatërruese dhe e hidhur.
Faqja e Halifetit ka edhe biografi të liderit të ISIS-it dhe fjalime të tij si dhe aktivitete të organizatës terroriste në Siri.