Telegrafi

ISIS merr përgjegjësinë për vrasjet masive në Moskë, grupi tregon arsyen pse e kreu sulmin

Shteti Islamik pretendon se ka kryer sulmin masiv në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz.

Kështu së paku ka njoftuar grupi terrorist përmes rrjeteve sociale gjersa ka dhënë edhe arsyen se pse e kryen këtë krim, raporton skynews.

Lexo po ashtu Të shtëna masive në sallën më të madhe të koncerteve në Moskë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Al-Amaq merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Moskë. “Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë sulmuar një grumbull të madh të të krishterëve në Krasnogorsk jashtë kryeqytetit rus, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar dëme të mëdha aty përpara se të tërhiqeshin në bazat e tyre të sigurt”, thuhet në njoftimin e ISIS-it.

Sulmi vjen në pesë vjetorin e rënies së Kalifatit pas Betejës së Baghuzit në Siri – grupi kishte pësuar humbje nga Rusia – dhe në këtë formë i janë hakmarrë Moskës.

 

Theksojmë se të paktën 40 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 100 janë plagosur, shkruan theguardian.

Sulmuesit përdorën gjithashtu eksploziv, duke shkaktuar një zjarr masiv në sallën më të madhe të koncerteve.

Lexo po ashtu Si rrallëherë, paralizohet jeta pas vrasjeve masive në Moskë - anulohen të gjitha aktivitetet në Rusi

Ndryshe, ambasada amerikane në Rusi javë më parë kishte paralajmëruar për një sulm të ekstremistëve në kryeqytetin rus.

Vladimir Putin kishte hedhur poshtë paralajmërimet e amerikanëve, duke thënë se qytetarët rusë janë të sigurt. /Telegrafi/