Site icon Telegrafi

ISIS-i merr përgjegjësinë për vrasjen 55 personave në Mozambik

Shteti Islamik (ISIS) sot mori përgjegjësinë për sulmin në qytetin Palma në veri të Mozambikut, në të cilin u vranë dhjetëra njerëz, përfshirë punëtorë të huaj.

Grupi terrorist lëshoi një deklaratë duke marrë përgjegjësi përmes agjencisë së lajmeve Amak, duke deklaruar se luftëtarët e tij kishin marrë kontrollin e qytetit pas disa ditësh përplasjesh me forcat e sigurisë.

Shteti Islamik tha të paktën 55 njerëz, përfshirë ushtarë, u vranë në sulm, ndërtesat u shkatërruan dhe automjetet u sekuestruan.

Qeveria konfirmoi dje se dhjetëra njerëz u vranë në sulmin ndaj Palmës, i cili filloi të mërkurën, raporton theguardian.

Mozambiku Verior është tronditur nga trazirat që nga kryengritja e vitit 2017. Ekstremistët e lidhur me IDF-në janë prapa konfliktit në rajonin kryesisht mysliman të Cabo Delgado, i cili përfshin gjithashtu qytetin e Palma. /Telegrafi/

Exit mobile version