Organizata terroriste ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Paris, ku mbetën të vrarë dy policë dhe dy tjerë u plagosën rëndë.
Dy persona të armatosur me kallashnikovë kishin shtënë në drejtim të veturës së policisë në Champs Elisee, ndërsa njëri nga sulmuesit në tentim për të ikur nga vendi i ngjarjes është vrarë nga policia franceze, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq presidenti francez Francois Hollanden i cili i është drejtuar qytetarëve ka deklaruar se është i bindur se sulmi ishte terrorist. /Telegrafi/