Telegrafi

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul që la 63 persona të vdekur

Kanë nisur të varrosen viktimat në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, pasi një bombë shpërtheu në një sallë martese duke vrarë 63 persona dhe duke plagosur më shumë se 180 të tjerë.

Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) tha se ishte mbrapa për sulmin.

Shpërthimi ndodhi të shtunën gjatë një ceremonie martese rreth orës 22:40 në kohën lokale.

Presidenti Ashraf Ghani e ka dënuar sulmin, duke e përshkruar atë si barbar, përderisa fajësoi talebanët për “sigurimin e një platforme për terroristët”.

Talibanët kanë mohuar përfshirjen e tyre dhe e dënuan sulmin.