Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin me thikë që ndodhi një ditë më parë kundër ushtarëve në Bruksel, transmeton agjencia e lajmeve të kësaj organizate terroriste Amaq.
Amaq shkruan se kryerësi i sulmit është “ushtar i Shtetit Islam”, i cili ka kryer operacionin duke iu përgjigjur thirrjes për sulme mbi “vendet anëtare të koalicionit”, që i referohet koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, i cili lufton kundër Shtetit Islam, transmetojnë mediat botërore.
Belgu tridhjetëvjeçar, me origjinë nga Somalia, është vrarë mbrëmë, pasi me thikë sulmoi patrullën e ushtarëve në qendër të Brukselit.
Belgjika ndodhet nën masa të rrepta sigurie pas sulmit të 22 marsit 2016, kur u vranë 32 persona në aeroportin dhe metronë e Brukselit.