Site icon Telegrafi

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin me armë në Vjenë

Shteti Islamik mori përgjegjësinë të martën për sulmin armë në Vjenë që vrau të paktën katër njerëz.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, kjo është bërë e ditur në një deklaratë nga Agjencia e Lajmeve e grupit, Amaq, e postuar në Telegram.

Lexo po ashtu Terroristi i Vjenës pozoi me armë para se të kryente sulmin – policia po heton imazhet e mediave sociale

Po sipas Reuters, deklarata u shoqërua me një foto të një burri me mjekër, të quajtur “Abu Dagnah Al-Albany”, duke thënë se ai sulmoi turmat në qendër të Vjenës të hënën me një armë dhe një automatik, para se të vritej vetë nga policia austriake.

Ndryshe, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së ditës së hënë një sulm me armë ishte raportuar në Vjenë të Austrisë.

Lexo po ashtu Vendi ku jetonte sulmuesi në afërsi të Vjenës, dalin pamjet e para pas bastisjes së banesës së tij

Si pasojë kanë vdekur katër persona, si dhe njëri nga sulmuesit – ndërkohë është raportuar për rreth 20 të plagosur.

Policia austriake ka arrestuar 14 persona në bastisjet e lidhura me sulmin vdekjeprurës. /Telegrafi/

Exit mobile version