Grupi terrorist Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin gjatë ditës së mërkurë në Londër, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas medieve të huaja, një deklaratë e publikuar nga agjencia propaganduese e grupit është thënë se një “ushtar i kalifatit” kishte kryer mizorinë nga Dhomat e Parlamentit.
Thuhet se burri që kreu sulmin kishte “ndjekur” një telefonatë të bërë nga grupi për të nisur sulme ndaj civilëve dhe forcave të sigurisë në vendet aleate të koalicionit të udhëhequr nga SHBA në bombardimet në Siri dhe Irak.
ISIS shpesh merr përgjegjësinë për sulmet terroriste të cilat jo direkt janë orkestruar ose ndihmuar nga ky grup, por që janë të lidhura publikisht me ideologjinë e saj.
Tetë persona janë arrestuar në një seri arrestimesh gjatë natës në Londër dhe Birmingham, ku sulmuesi kishte marrë një makinë me qira për të kryer masakrën.
Të paktën tre persona, mes të cilëve një polic u vranë dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën dje pas një sulmi terrorist para Parlamentit britanik në Londër. /Telegrafi/