Site icon Telegrafi

ISIS merr një ish-bastion në kufi me Irakun

Shteti Islamik (ISIS) ka rimarrë pothuajse të gjithë një ish-bastion në Siri, që gjendet pranë kufirit me Irakun, çka sinjalizon aftësinë e grupit militant islamik për të luftuar ende, pavarësisht humbjeve të konsiderueshme të kohëve të fundit, tha sot OJQ-ja Observatori Sirian për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (OSDH).

”Luftëtarët e ISIS-it kanë marrë një pjesë të madhe të qytetit kufitar sirian të Al-Bu Kamalit, në lindje të vendit, pasi kryen një sërë sulmesh kundër forcave të regjimit dhe paraushtarakëve nga Libani, Iraku dhe Irani”, deklaroi OSDH-ja.

”Kundërsulmet e militantëve detyruan trupat, pro regjimit që të tërhiqen në pjesët jugore dhe lindore të qytetit”, shtoi OJQ-ja.

Njoftimi për përparimin e ISIS-it në Al-Bu Kamal vjen dy ditë pasi ai humbi kontrollin ndaj këtij qyteti nga trupat qeveritare dhe aleatët e tyre.

Al-Bu Kamal është shumë i rëndësishëm për ISIS-in sepse ai lidh disa xhepa ende nën kontrollin e tij në Irakun fqinj.

Exit mobile version