Site icon Telegrafi

ISIS mbërrin në Shqipëri, piktura që tmerroi të burgosurit në Vaqar (Foto)

Një pikturë me mbishkrimin ISIS, është zbuluar në ambientet e burgut të Vaqarit, duke alarmuar institucionin e sigurisë.

Zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë mbetur të suprizuar, kur në qelinë e të paraburgosurit Ilirjan Gjuni, u kap piktura në fjalë siç e shihni në foto.

Menjëherë, drejtoria e ka raportuar rastin në drejtorinë e Anti-terrorit pranë Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ shtetëror.

I paraburgosuri, banues në Paskuqan, i dyshuar për vjedhje kishte pikturuar simbolin e ISIS, armë dhe emrin e liderit të shtetit islamik, Ebu Bekër Al Bagdati.

Burime të besuara pranë burgut thanë për News 24, se i paraburgosuri në fjalë, ka qenë më herët në burgun e Fushë Krujës dhe 302 në Tiranë, ku mendohet se ka pasur kontakte me të paraburgosur të tjerë, të dyshuar për nxitje terrori.

23-vjeçari Ilirjan Gjuni, i dënuar edhe më parë për “vjedhje” u arrestua në datën 4 shtator 2016 në rrugën “Dritan Hoxha”, ku u kap duke vjedhur banesën e shtetasit O.N.

Exit mobile version