Site icon Telegrafi

ISIS kërcënon me vrasje ish-myftiun e Sanxhakut

Shteti i ashtuquajtur Islamik (ISIS), e ka kërcënuar me vrasje ish-myftiun e Sanxhakut – tash deputet i Kuvendit të Serbisë – Muamer Zukorliq.

Vet Zukorliq thotë se nuk frikësohet nga ky kërcënim, mirëpo atë e kupton seriozisht, transmeton lajmi.net.

“Nuk do të na frikësojnë. Do të vazhdoj të veproj. Politika e pajtimit nuk ka alternativë”, ka thënë Zukorliq.

“Furat Media”, portal i ISIS-it, ka publikuar një xhirim në gjuhen boshnjake ku i fton simpatizantët e ISIS-it që ta vrasin Zukorliqin, transmeton Saff.ba.

“Ky xhirim është shënj dhe paralajmërim i aktiviteteve të reja të ISIS-it në rajonin tonë”, thekson portali.

Exit mobile version