Telegrafi

ISIS kërcënon me shkatërrimin e piramidave të Egjiptit (Video)

Ekstremistët e ISIS-it kanë kërcënuar se do të shkatërrojnë piramidat egjiptiane, pasi së fundmi kanë publikuar një video, me të cilën shfaqen disa xhihadistë të cilët thonë se do të shkatërrojnë tempullin 2.500 vite të vjetër në Irak.

Në video shfaqet një militant, i cili zotohet se do të shkatërrojë tempullin Nabu në qytetin e lashtë asirian të Nimrudin, transmeton Telegrafi.

Skena e fundit në videon dhjetë minutëshe, shfaq piramidën e madhe të Gizës në afërsi të kryeqytetit të Egjiptit, ku një fanatik pretendon se do të hedhin në erë “vendet e lashta të ndërtuara nga të pafetë”. /Telegrafi/