Një degë e Shteti Islamik në Kaukazin Verior, i ka bërë thirrje myslimanëve të Rusisë “të vrasin shkelësit në Rusi”, duke premtuar se do të sulmojnë Vladimir Putin dhe të zbatojnë ligjin e Sheriatit në këtë vend.
Në një video të publikuar nga kjo degë gjatë javës së kaluar, luftëtarët u bëjnë thirrje myslimanëve në Rusi t’iu bashkohen atyre, duke premtuar “Kalifat në atë vend”, transmeton Telegrafi.
Kjo është videoja e parë e publikuar nga ky grup, që ndodhet në Kaukaz që kur janë zotuar për besnikëri ndaj udhëheqësit të xhihadistëve Ebu Bekr el-Bagdad në qershor të vitit të kaluar.
Kjo video përmban sekuenca të shumta, që nga paralajmërimi i gazetarëve nga televizionet ruse e deri tek prezantimi i militantëve, duke u bërë thirrje për vrasje “ndaj mos besimtarëve kudo që janë”, duke përdorur litar dhe thikë”. /Telegrafi/