Site icon Telegrafi

ISIS ka një metodë të re të vrasjes – me aparat për saldim!

Ekstremistët e Shtetit Islamik, kanë rritur brutalitetin e ekzekutimeve të “armiqve” të tyre, gjë e cila po vlerësohet se është duke u bërë kryesisht për të shokuar dhe trembur kundërshtarët.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata së fundmi kanë përdorur një makinë për saldim, me anë të së cilës kanë bërë ekzekutimin e gjashtë të rinjve në Mosul.

“ISIS ka deklaruar se të rinjtë i përkisnin lëvizjes së rezistencës”, ka thënë një burim anonim nga Mosuli për Iraqi News.

“Të rinjtë fillimisht janë prangosur dhe pastaj është përdorur një makinë saldimi për ti vrarë ata para një turme të madhe njerëzish”, thuhet të ketë shtuar i njëjti burim. /Telegrafi/

Exit mobile version