Si rezultat i dështimeve të fundit ushtarake, grupi terrorist “Shteti Islamik” është dëbuar prej 96 për qind të territoreve të cilat i kontrollonte në Irak dhe Siri pas ofensivës në vitin 2014.
“Janë shkatërruar plane për krijimin e ‘kalifatit’ islamik, përmes hartimit të kufijve në vendet e Lindjes së Afërt”, komentojnë sot mediat amerikane.
Për momentin, xhihadistët po luftojnë për pjesën e fundit të tokës, e cila u mbeti në Siri, dhe për një rajon të vogël të shkretëtirës në Irak përgjatë kufirit me Sirinë. Vetëm para tri ditësh ata faktikisht e fshinë këtë kufi, duke i hequr edhe shenjat, shkruan KP.
Që atëherë, ata gradualisht kanë humbur infrastrukturë, resurse, trase për furnizim dhe kontrollin e mbi tetë milionë personave, ndërsa më së shumti kontroll administrativ të territoreve të afërta fqinje.
ISIS megjithatë mundet edhe disa muaj të tregohet si problem serioz, duke kaluar drejt luftës partizane.