Site icon Telegrafi

ISIS i gëzohet daljes së Britanisë nga BE, bën thirrje për sulme në Berlin dhe Bruksel

Shteti Islamik ka shprehur gëzimin lidhur me ndikimin negativ ekonomik që mund të ketë largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, duke u bërë thirrje xhihadistëve të kryejnë sulme në Berlin dhe Bruksel për të “paralizuar” Evropën.

Një telegram i xhihadistëve i cili është dekoduar nga ekspertët, thuhet se vlerëson kaosin ekonomik si pasojë e rezultatit të referendumit britanik për dalje nga BE, duke nxitur xhihadistët të godasin në zemër të kontinentit të Evropës, transmeton Telegrafi.

Shefat ushtarakë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë paralajmëruar se ekziston një “kërcënim serioz dhe i drejtpërdrejt për vendpushimet e ndryshme në gjithë Evropën”, nga grupe të ndryshme të ISIS-it.

Njësitet policore anti-terroriste besohet se kanë parandaluar një sulm të madh terrorist, i planifikuar të ndodhë gjatë ndeshjes Irlandë-Belgjikë në Euro 2016. /Telegrafi/

 

Exit mobile version