Site icon Telegrafi

ISIS “feston” Bajramin duke i therur të burgosurit “si dele” (Foto,+18)

Luftëtarët e ISIS-it kanë shënuar festën e Kurban Bajramit duke i varur dhjetëra të burgosur me kokë poshtë në çengelat ku varen kafshët gjatë therjes.

Në një skenë të pështirë, burra të akuzuar për spiunë amerikanë janë filmuar duke ua këputur kokat në një “thertore” në Deir ez-Zor, veri-lindore të Sirisë.

Pamjet që janë përfshirë në një video montazh të filmave, janë publikuar ditën e parë të Bajramit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Abu Mohammed, themeluesi i grupit të të drejtave të njeriut ‘Raqqa po theret në heshtje”, i ka përshkruar pamjet si “më të frikshmet të para ndonjëherë” duke shtuar se aty njerëzit ishin prerë si dele. /Telegrafi/

Exit mobile version