Organizata terroriste “Shteti Islamik” ka publikuar së fundmi disa fotografi rrëqethëse, në të cilat shfaqet brutaliteti i tyre i kryer ndaj civilëve në kryeqytetin e Sirisë.
Në një fotografi, një i ri mund të shihet duke u hedhur nga një ndërtesë e lartë, pasi sipas tyre ka kryer krim duke u shndërruar në homoseksual, transmeton Telegrafi.
Në një fotografi tjetër, një burrë i ka sytë të mbuluar me një shami derisa qëndron i ulur, kurse pjesëtarët e ISIS-it që kontrollojnë këtë zonë ia prenë duart për faktin se kishte vjedhur.
Një burrë është ekzekutuar para një turme burrash vetëm dhe vetëm pse kishte pirë një cigare në publik, gjë që sipas ISIS-it është e ndaluar.
Por sikur kjo të mos mjaftonte, ata kanë qëlluar me revole në kokë një të ri i cili sipas militantëve të kësaj organizate kriminale është dënuar sepse kishte braktisur Islamin. /Telegrafi/