Organizata terroriste “Shteti Islamik” ka publikuar një video propaganduese, ku shfaqen tre fëmijë të vegjël të cilët vrasin tre burra të arrestuar në një park lodrash.
Në video shihet një djalë i vogël që sipas pamjes nuk i ka më shumë se katër vjet, duke ecur në parkun e lodrave dhe më pas qëllon me një revole të vogël burrin e lidhur, transmeton Telegrafi.
Po i njëjti fëmijë i veshur me të zeza, më pas shfaqet duke urdhëruar një fëmijë tjetër më i vjetër se ai, që t’ia pres kokën një të burgosuri tjetër.
Ai ia bën me dije djalit tjetër që nuk i ka më shumë se 10 vjet, që ia pres kokën me thikë burrit të arrestuar nga ISIS-i.
Kjo nuk është hera e parë që organizata terroriste “Shteti Islamik” publikon video të tilla propaganduese, me qëllim që të “ngrit moralin” e militantëve që luftojnë në radhët e kësaj organizate famëkeqe. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PDumVfTwtJo