Shteti Islamik ka zbuluar se mes armatimit të tyre ka edhe dronë që lëshojnë bomba.
Në një video të publikuar së fundmi, shihet se si droni vdekjeprurës fluturon mbi Mosul, Irak.
Droni mesa duket është bazuar tek modeli amerikan MQ-9 Reaper.
Komanda amerikane thotë se gjatë dy muajve të fundit të luftimeve në Mosul, kanë parë thuajse çdo ditë nga një dron të kundërshtarit.
“Ne kemi rrëzuar disa prej tyre,” bënë të ditur amerikanët, përcjell javanews.al.
Kjo video vjen pas raportimeve se lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi është plagosur rëndë në veri të Irakut.
Megjithatë nuk është hera e parë që thuhet se ai është plagosur.
SHBA ka vendosur një shumë prej 25 milionë dollarë për kokën e tij.