Telegrafi

Ishulli me pemët e veçanta, të vjetra mbi 20 milionë vite (Foto)

Në Gadishullin Arabik ndodhet ishulli Socotra, që gjendet 354 kilometra larg nga Jemeni, rriten pemë të cilat dallojnë nga ato që i shohim në vende të tjera.

Në këtë vend të vetmuar në det, është flora unike me drunjtë e mahnitshëm, për të cilat botanistët pretendojnë se janë ndër dhjetë speciet më të rrezikuara në botë, transmeton Telegrafi.

Drunjtë e Dragoit të Përgjakshëm, janë të famshëm për kurorën me gjethe si gjilpërë që rinë të ngritura sipër, si dhe degët e trasha me shumë nyje dhe lakesa. Emrin e kanë marrë prej disa hulumtuesve mesjetarë, sepse rrëshira e tyre ka ngjyrë të kuqe mbyllët, ndërsa është përdorur për shërim dhe lyerje të ndryshme.

Në ishull ndodhet edhe Trëndafili i Shkretëtirës, që vendasit e quajnë Sabi Star ose Kudu. Trungu i tyre i ngjeshur, është krahasuar me këmbët e rinoqerontit.

Peizazhi gurorë që ngjanë mes shkretëtirës dhe xhunglës, ka një klimë të nxehtë dhe të thatë, që krahasohet me sikur të shkretëtirës.

Megjithëse në këtë vend është hapur një aeroport në vitin 1999, është mbyllur menjëherë dhe turistët këshillohen të mos shkojnë, shkaku i luftës civile në Jemen.

Sipas ekspertëve, drunjtë e këtij vendi nuk kanë ndryshuar pamje në 20 milionë vitet e fundit, duke mbetur krejtësisht të njëjta. /Telegrafi/