Telegrafi

Ishulli i liqenit në ishullin e liqenit të ishullit në liqe (Foto)

Dhe për t’i bërë gjërat edhe më interesante, në Taal gjendet edhe një ishull i vogël i quajtur Vulcan Point, që i bie të jetë ishulli i liqenit në ishullin e liqenit të ishullit në liqe.

Me gjithë popullaritetin e tij (në të është xhiruar një pjesë e video-klipit të këngës “Roar” të këngëtares së popullarizuar Katy Perry) ky vullkan është një nga më aktivët në botë.

Deri më tani janë regjistruar 33 shpërthime të këtij vullkani që ua ka marrë jetën 5-6 mijë personave.

Edhe pse aktualisht është në gjumë, vullkani ende vazhdon të tregojë shenja të aktivitetit të tij, të cilat më së miri mund të shihen nga paraqitja e shpeshtë e gejzerëve.

Në Liqenin Taal gjenden edhe dy specie unikate endemike të “detit”.

Në të jetojnë gjarpërinj të detit, të cilët janë lloji i vetëm i gjarpërinjve të detit në botë që jetojnë në ujëra të ëmbla, dhe lloji i vetëm i sardeleve që mund të mbijetojë në ujëra të ëmbla. /ngjyra.com/