Telegrafi

Ishulli i gjarpërinjve, ku nuk guxon të shkelë këmba e njeriut (Video)

Shtëpia e gjarprit të artë (siç i quajnë ndryshe këta gjarpërinj), ujdhesa Ilha de Queimada Grande, është aq e rrezikshme sa që qeveria e Brazilit ka nxjerr vendim për ndalimin e shkuarjes së njerëzve atje. Derisa nuk kishte hyrë në fuqi ndalimi zyrtar në atë ishull, nga pasojat e kafshimit të gjarprit, kanë humbur jetën mijëra njerëz, transmeton Telegrafi.

Në këtë ishull mund të shkojnë vetëm disa hulumtues me leje të veçantë nga qeveria, në mënyrë që të studiojnë gjarpërinjtë.

Gjithashtu në ishull herë pas herë shkojnë pjesëtarët e ushtrisë braziliane, për të mirëmbajtur fanarin e ndërtuar qysh në vitin 1909.

Mirëpo, besohet ise shullin vazhdojnë ta vizitojnë gjuetarët ilegalë të gjarpërinjve, të cilët pastaj i shesin në tregun e zi, që çmimi tyre arrin deri në 30 mijë dollarë për një gjarpër.

Se pse ky lloj gjarpri është kaq i rrezikshëm, mbetet paksa mister. Sipas një teorie, qysh para 11 mijë vitesh, niveli i ujit ishte ngritur dhe kishte ndarë ishullin nga Brazili dhe aty kishin ngelur vetëm gjarpërinjtë me disa resurse të kufizuara. Të vetmet gjallesa të cilat kanë mundur t’i kapin dhe të ushqehen me to ishin zogjtë, të cilët filluan të ikin nga ishulli.

Në 15 vitet e fundit numri i gjarpërinjve në ishull është zvogëluar për 15 për qind, për shkak të kombinimit të largimit të vegjetacionit dhe paraqitjes së sëmundjeve, prandaj këta gjarpërinj janë në regjistrin e gjallesave të rrezikuara. /Telegrafi/