Telegrafi

Ishujt Solomon: Dy burra që punuan për menaxhimin e bombave të pashpërthyera nga Lufta e dytë Botërore, vdesin pas një shpërthimi në agjenci

Dy burra që punuan për një agjenci për menaxhimin e bombave të pashpërthyera, u vranë pas një shpërthimi në Ishujt Solomon.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, britaniku Stephen Atkinson dhe australiani, Trent Lee, ishin punonjës të Ndihmës Popullore Norvegjeze.

Raportohet se shpërthimi ndodhi të dielën në një pjesë rezidenciale të kryeqytetit Honiara.

Ishujt Solomon janë të mbushura me bomba të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore, pasi dikur ishin si pjesë e një fushë beteje.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ndihma Popullore Norvegjeze (NPA), e cila e përshkroi këtë shpërthim si një “incident tragjik”.

Kështu, edhe autoritetet vendase deklaruan se do të fillojnë hulumtimet e menjëhershme përpara se të jepet një konkluzion për shkakun e kësaj ndodhie vdekjeprurëse. /Telegrafi/