Telegrafi

Ishujt grek, nuk i blen askush

Në artikullin me titull “50 miliardë të ardhura, broçkulla” thuhet se “të gjitha iniciativat e ndërmarra nga shteti që nga viti 1999 mbi vlerësimin dhe shfrytëzimin e 598 ishujve nuk kanë dhënë asnjë rezultat dhe akoma nuk janë shitur edhe 50 ishujt privatë në Mesdhe”.
“Realizimi i objektivit të 50 miliard të ardhurave do të përfshijë një periudhë 5 vjeçare”, pohoi ministri grek i Financave, Yorgo Papakostandinu. "Për sa i përket kësaj çështjeje qeveria po planifikon të vlerësojë pasuritë e patundura publike dhe disa institucione. P.sh këto pasuri mund t’i kthejë në aksione dhe t’ia transferojë kompanive private”, u shpreh Papakostandinu.

“Gjithashtu edhe gjetja e financuesve në investimet strategjike të ujësjellësve të qyteteve të mëdha, institucioneve si kazinotë, hekurudhat shtetërore, portet dhe disa aeroporte vendase është pjesë e planeve të qeverisë”, pohoi Papakostandinu.
Ndërkohë, bëhet e ditur se për shkak të kufizimit të pagesave të bëra ndaj përfaqësuesve të jashtëm nga ana e Ministrisë së Jashtme po përjetohen probleme në shumë vende.

Gazeta javore “Proto Thema” ndër të tjera theksoi: “Në shumë ambasada të Greqisë në vendet e tjera nuk arrihen të përballohen kërkesat elementare si energjia, uji, ngrohja dhe vetë diplomatët punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira”.

“Nëpunësit në ambasadën në Francë mbledhin para nga njëri-tjetri për t’u nxehur, ambasada në Austri ka ngelur pa drita dhe ujë, ambasada në Angli nuk ka internet dhe ngrohësit nuk funksionojnë që prej 10 ditësh, nuk janë paguar faturat elektrike të ambasadës në Norvegji, diplomatët në ambasadën në Rusi fshijnë dyshemetë me kostumet e tyre, ambasada greke në Los Angeles të SHBA-së është hedhur në gjyq nga pronari për shkak të mospagesës së qirasë, ambasadorëve grekë në Afrikën e Jugut dhe Kenia nuk u paguhen rrogat dhe ambasadorët në Turqi janë sulmuar nga punonjësit për shkak të mospagesës së rrogave të shoferëve dhe sanitareve turke”, theksohet në lajmin e “Proto Thema”. /Start/Telegrafi/