Politologu anglez Matthew Goodwin, është detyruar të hajë librin e tij gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt në televizionin Sky, pasi që nuk ka arritur që me saktësi të parashikoj rezultatet e zgjedhjeve në Britani
Goodwin kishte premtuar gjatë muajit maj në Twitter se do ta hajë librin e tij për Brexitin, nëse laburistët fitojnë 38 për qind të votave, transmeton Telegrafi.
Dhe pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve, në të cilat laburistët fituan përkrahjen e 40 për qind, përdoruesit e rrjetit social Twitter, ia kanë rikujtuar Goodwin-it atë çfarë kishte premtuar.
Por ai ka mbajtur fjalën, duke thënë se mjaftuan 2 për qind që t’ia huq dhe të detyrohet ta hajë librin e botuar më parë.
“Jam njeri i fjalës, për këtë arsye do të ulem para jush dhe do ta ha librin, kurse ju vazhdoni”, ka deklaruar Goodwin në prani të prezantuesve dhe drejtorit të programit të Sky News. /Telegrafi/
This man just ate (some of) his book live on Sky News after making an incorrect #GE2017 prediction @GoodwinMJ pic.twitter.com/13IaFLaJvx
— Sky News (@SkyNews) June 10, 2017