Një video ka kapur momentin e adhurueshëm kur një qen i verbër, që kishte humbur, u ribashkua me pronarin e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pronari kishte kaluar tri ditë duke kërkuar për Labradorin 11-vjeçar dhe kishte frikë se mund të kishte ngordhur.
Në fund ai vendosi të thërriste “Drone to Home”, një organizatë që përdor drone për të gjetur kafshët e zhdukura.
Në mënyrë të pabesueshme, ekipi e gjeti Molly-n në Tissington, Derbyshire – Angli, brenda vetëm dy orëve nga telefonata dhe pronari i kënaqur me makinë shkoi për ta marrë atë.
Droni qëndroi i fokusuar tek qeni derisa pronari mbërriti, kështu që momenti kur ata u ribashkuan u kap nga kamera e tij. /Telegrafi/