Trevjeçari Anthony “AJ” Elfalak tanimë është me familjen e tij, ku po rikuperohet pasi u zhduk në shkurret australiane për katër ditë.
Bëhet fjalë për djalin trevjeçar i cili ishte zhdukur në shkurret australiane katër ditë më parë dhe për fat të mirë thuhet se është gjetur në gjendje të mirë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Anthony “AJ” Elfalak u vu re nga helikopterët e policisë të hënën, duke pirë ujë nga një përrua në pronën e familjes së tij në zonën rurale të Uellsit të Ri Jugor.
Djali i vogël, i cili ka autizëm dhe nuk flet, ishte parë për herë të fundit në shtëpi të premten dhe familja e tij kishte frikë se ai ishte rrëmbyer.
Por shpëtimtarët gjetën AJ në një breg lumi rreth 500 metra nga shtëpia e tij në pronën e madhe në Putty, në veri të shtetit.
Ndërkohë janë publikuar pamjet ku ai shihet duke ritakuar nënën e tij, pas katër ditësh. /Telegrafi/