Jeffrey Michels, pilot dhe veteran i forcave ajrore të SHBA-ve, ishte zhdukur në mënyrë misterioze 40 vite më parë. Ai tani është gjetur i gjallë dhe shëndoshë në shtëpinë e tij në Florida.
Ai ishte zhdukur nga baza ajrore në Dakotën e Veriut në vitin 1977, transmeton Telegrafi.
Michels 64-vjeç, tani është gjetur së bashku me gruan dhe fëmijët në shtëpinë e tyre në Florida, duke përdorur një emër tjetër. Në fakt, ai ka ndryshuar vetëm mbiemrin dhe tani quhet Jeffrey Lance.
Policia ka konfirmuar që Michels kishte përdorur mbiemrin e rremë në disa dokumente të punës.
Për shkak të këtij veprimi ai është dërguar në mbajtje në burgun e bazës ajrore, dhe pritet që të dënohet me pesë vite burgim.
Sa i përket dënimit për braktisjen e ushtrisë, ai pritet të lirohet nga këto akuza. /Telegrafi/